Bota

Mbreti Charles III: William do të jetë Princi i ri i Uellsit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 09/09/22 |
Opi Nion

Mbreti Charles III i është drejtuar për herë të parë popullit Britanik, pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II.

Në fjalën e tij ai premtoi se do t’iu shërbejë me besnikëri gjithë qytetarëve.

Ndërkohë Mbreti Charles III i cili do të ngjitet në fron në moshën 74-vjeçare tha se ia ka trashëguar titullin Princ i Uellsit, djalit të tij të madh William dhe bashkëshortes së tij Kate Middelton. Gjithashtu mbreti shprehu dashurinë e tij për djalin tjetër, Harry-n dhe bashkëshorten e tij Meghan.

“Si trashëgimtari im, William tani merr titujt skocezë që kanë qenë për mua, Ai më pason mua si Duka i Cornwall-it dhe merr përsipër përgjegjësitë për Dukatin e Cornwall-it, të cilat unë i kam ndërmarrë për më shumë se pesë dekada. Me Kate pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin bisedat tona kombëtare. Shpreh dashurinë time për Princin Harry dhe Meghan ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit”-tha mbreti.

Pas