Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Farkë/Pezullohen nga detyra shef i Komisariatit nr.1 dhe 3 zyrtarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 30/09/22 |
Opi Nion

Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  ër shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë.

Mësohet se shefi i Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës, Bujar Mehmeti është pezulluar nga detyra për 30 ditë.

E njëjta masë, pra pezullim për 30 ditë nga detyra është marrë edhe për shefin e postës së policisë në Farkë, Flamur Sulën, si dhe ndaj dy punonjësve të tjerë Alban Rams dhe Nazmi Karecin, të cilët mbulojnë këtë zonë.

Kujtojmë se dy javë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi që në zonën e Farkës ishte ndërtuar një pallat i tërë pa leje.

 

Pas