Bota

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e SHBA, raporti ul mbështetjen për Trumpin


               Publikuar në : 09:21 - 20/04/19 |
el ida

Mbështetja e amerikanëve ndaj Presidentit Donald Trump, ra ndjeshëm pas publikimit të një raporti të posaçëm që detajon ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Sondazhi kombëtar, i pari për të matur mendimet e publikut amerikan, pasi Departamenti i Drejtësisë lëshoi raportin 448 faqe të Robert Mueller, prokuroi i posaçëm, që tregonte raste të shumta në të cilat Trump mund të kishte ndërhyrë në hetim, tregoi se mbështetja ndaj Trumpit kishte rënë me 3 pikë përqindje duke shkuar në nivelin më të ulët të vitit.

Sondazhi nxorri në pah se vetëm 37 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara miratonin performancën e Trump në detyrë, nga 40 përqind në një sondazh të ngjashëm të kryer më 15 prill dhe që ishte gjithashtu në nivelin më të ulët të vitit.

Me anë të raportit të publikuar, Mueller tha se hetimi i tij nuk tregoi se fushata e Trump ishte koordinuar me rusët, megjithatë, sipas tij u gjetën akte të shumta nga Presidenti që ishin në gjendje të ushtronin ndikim të padrejtë mbi hetimet për zbatimin e ligjit./Opinion.al

Pas