Aktualitet

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Nikolla: I shërbeu vendit me përkushtim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 28/05/22 |
Opi Nion

Eksponentë të politikës, në mazhorancë dhe opozitë kanë përcjellë mesazhe për humbjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Pas presidentit Meta dhe kryetarit të PD Berisha, edhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla shprehet e dëshpëëruar për humbjen e parakohshme të ish-presidentit.

“ Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla./Opinion.al

Pas