Aktualitet

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut/ Basha: Angazhimi i tij, i pashlyeshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 22/11/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, zv.kryeministrit të parë të PD.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ndër të tjera kreu i demokratëve shkruan se Kopliku ishte politikani që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike.

Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku. Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha./ Opinion.al

Pas