Politikë

VIDEO/ Ish-deputeti i PD: Ministrja Xhaçka përdor helikopterin për fushatë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:47 - 22/11/20 |
Al Do

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se përdor helikopterin e ministrisë për fushatë elektorale në Peshkopi.

Në një postim në Facebook, Gjunkshi ka publikuar një video të një helikopteri të cilin pretendon se e përdor ministrja Xhaçka për fushatë.

Sipas tij nga përdorimi i helikopterit, shqiptarëve u zhvaten 10 mijë euro çdo javë. Ai shton se ky është një shpërdorim skandaloz në një kohë kur qytetarët harxhojnë 100 mijë lekë për tamponin në privat.

Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa pricatë partiakë, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve.

Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri.

Na kushton më lirë t’i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët.”, shkruan Xhemal Gjunkshi. /Opinion.al

Pas