Kryesore

Ndalimi i Arbër Bufit me drogë, reagon kryebashkiakja e Roskovecit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:23 - 22/08/20 |
Opi Nion

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi ka reaguar publikisht, mbi lajmin për kapjen e me drogë të nipit të saj dhe reagimin e PD-se.

Përmes një deklarate, kryebashkiakja shprehet se do të ndjekë rrugën ligjore për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje.

Deklarata e plotë

Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit :

Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit!

Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij: Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë, Roskovecin jo e jo …

Dhe e fundit, bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje.

Majlinda Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec

Pas