InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktorja e “Peaky Blinders”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 17/04/21 |
Opi Nion

Aktorja britanike Helen Mccrory është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Damian Lewis, përmes një postimi në Twitter ku shkruante se Helen kishte vdekur qetësisht në shtëpi.

E njohur në serialin “Peaky Blinders” për rolin e Teze Polly, humbja e aktores ka shkaktuar dhimbje tek ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ndërkohë që edhe profili në Twitter i “Peaky Blinders” i dedikoi një mesazh lamtumire.

Mccrory ishte e njohur edhe për rolin e Narcissa Malfoy në tre filmat e Harry Potter si dhe për rolin e Cherie Blair në filmin “The Queen”./Opinion.al

Pas