Kronikë

Muzikë në orën policore, gjobiten pronarët e lokaleve në Lezhë dhe Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 11/07/21 |
Opi Nion

Tre administratorë lokalesh janë gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi kanë lejuar muzikë pas orës policore.

V.J., pronari i një lokali në Ishull Lezhë është gjobitur pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë në kundërshtim me orarin e përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Gjithashtu edhe në Durrës nuk kanë munguar kontrollet.

Sipas policisë 2 administratorë lokalësh, përkatësisht Bekim Toro dhe Majk Kulla, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve./ Opinion.al

Pas