Kronikë

Shpërthimi i gazit, humb jetën një nga vajzat e plagosura në Velipojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 11/07/21 |
Opi Nion

Ka humbur jetën pas gjashtë ditësh 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila fillimisht u plagos nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë.

E reja po kurohej në Itali për trajtim më të specializuar, por për fat të keq humbi jetën. Ndërkohë, të plagosura janë edhe nëna e saj Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, djali 12 vjeç E.Gjoka dhe vajza tjetër K.Gjoka 15 vjeçe. Edhe këta të fundit ndodhen për kurim në Itali.

Hoteli 3-katësh në Velipojë i familjes Gjoka u përfshi nga flakët më 4 Korrik për shkak të rrjedhjes së gazit te një bombol 3-5 kg. Kati i parë i ndërtesës u shkrumbua thuajse tërësisht.

Për këtë ngjarje tragjike u arrestua disa ditë më parë tregtari i gazit për shkelje të kushteve tekniko-ligjore./ Opinion.al

Pas