-U tha në Opinion

“Musein Zeneli shkoi në punë pasi doli nga mbrëmja e maturës”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:02 - 28/06/21 |
Opi Nion

Musein Zeneli, viktima e pafajshme e ngjarjes së ndodhur në Velipojë, ku u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë, kishte shkuar në punë një ditë para.

Korrenspondentja e Klan News në Shkodër, Emi Kalaja tha në emisionin “Opinion” se Museini kishte shkuar në punë një ditë më parë nga gëzimi që më në fund ishte punësuar. Madje ai kishte shkuar për në punë, sapo kishte përfunduar mbrëmja e maturës.

Gjithçka i ka ngjarë një kasaphane. Unë e kam mësuar ngjarjen kur në një mesazhe në ËhatsApp shkruhej ‘luftë në Velipojë’, ndërkohë që infermierja vazhdonte të qante me ngashërim nga gjithçka që ajo ishte parë. Përsa i takon Museinit që është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, duhet thënë që ai e kishte për të filluar punë ditën e dielë. Megjithatë, nga mbrëmja e maturës që ka patur ditën e premte, ai ka nxituar të shkonte në punë një ditë më parë dhe pikërisht ndoshta ky nxitim dhe kjo ironi fatale i ka kushtuar dhe jetën. Nga mbrëmja e maturës që e ka patur ditën e premte, në mëngjes është nisur, ndoshta dhe pa pushuar, shumë i lumtur i kishte thënë të ëmës që kishte gjetur më në fund një punë”, tha gazetarja Emi Kalaja./ Opinion.al

Pas