Aktualitet

Moti/Vijon ndikimi i masave me origjinë afrikane, sa do arrijnë temperaturat sot



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:18 - 27/06/22 |
Opi Nion

Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e valës së nxehtë me origjinë nga afrika, e cila do të sjellë temperatura shumë të larta në Shqipëri.

Moti i kthjellët dhe me diell do të mbizotërojë përgjatë bregdetit, ndërsa pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat malore pasdite.

Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërisht i kthjellët me vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Pas