Bota

Zelensky apel për armë para fjalimit të G7: Nëse jeni partnerë dhe jo vëzhgues…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 27/06/22 |
Opi Nion

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet grupit të G7 më vonë gjatë ditës së sotme.

Zelensky pritet të bëjë thirrje për dërgimin e më shumë armëve të rënda. Kjo thirrje e tij vjen pas një seri sulmesh raketore ruse në Kiev dhe zona të tjera gjatë fundjavës, të cilat vranë të paktën një person.

Në Ukrainën lindore, Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk dhe po synon Luhanskun  aty pranë.

Të dielën, Zelensky tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri dhe përsëri”.

Duke folur përmes fjalimit të tij të përditshëm me video, ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Ne kemi nevojë për një mbrojtje të fuqishme ajrore – moderne, plotësisht efektive,” tha ai.

“Ne flasim për këtë çdo ditë me partnerët tanë. Tashmë ka disa marrëveshje. Dhe partnerët duhet të ecin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”.
“Vonesat në transferimin e armëve në shtetin tonë, çdo kufizim është në fakt një ftesë për Rusinë që të godasë përsëri dhe përsëri”-vijoi ai.

 

Pas