Aktualitet

Moti i keq/ Berat e Divjakë gurët dhe pemët e thyera “mbulojnë” rrugët


               Publikuar në : 19:47 - 10/07/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme pothuajse i gjithë territori i vendit është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm i shoqëruar edhe me erë të fortë.

Moti i keq ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e plazhit në Divjakë, ndërsa shumë pemë janë thyer dhe kanë rënë mbi linjat e tensionit.

Nga era e fortë për rreth një orë u bllokua edhe rruga nga Parku i Divjakës drejt plazhit.

Reshjet dhe era e forta ka sjellë probleme dhe Berat, ku rrëzimin e pishave e pemëve në akset nacionale ka rrezikuar jetën e shumë qytetarëve./ Opinion.al E.Xh.

Pas