Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen tre persona


               Publikuar në : 20:47 - 10/07/19 |
Opi Nion

Tre persona janë plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Vërdovë. Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur për shkak të motit të keq./Opinion.al E.Xh

Pas