Kryesore

Basha: Nuk luftojmë për karrige, por për ndryshimin e…


               Publikuar në : 20:56 - 10/07/19 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në Fier.

Basha tha se protestat e opozitës janë proeuropiane, ndërsa theksoi se beteja e tyre nuk është për karrige dhe pushtet personal, por për ndryshimin rrënjësor të sistemit politik shqiptar.

“Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si protestuesit pro-europianë. Meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim. Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos perseritet më kurrë”,- tha Basha./ Opinion.al E.Xh.

Pas