Sport

Champions League/ Partizani merr vetëm një barazim ndaj Qarabag


               Publikuar në : 19:53 - 10/07/19 |
Opi Nion

Partizani e ka nisur aventurën e tij në Champions League pa fitore. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, Partizani ka mundur të marrë vetëm një barazim 0-0 ndaj Qarabag.

Të kuqtë e drejtuar nga italiani Franco Lerda patën disa raste për shënim, ku iu afruan golit më shumë me Bjelicën, i cili goditi traversën pas zhvillimeve të një goditjeje këndi në pjesën e dytë.

Në 30 minutat e fundit, Partizani u fokusua më shumë te mbrojtja, duke mos lejuar ndëshkimin nga ana e skuadrës Qarabag.

Pas këtij barazimi, kualifikimi i njërës prej skuadrave do të bëhet në datën 17 korrik do të luhet ndeshja e kthimit./ Opinion.al E.Xh.

Pas