Aktualitet

Mjekja: Mezi e pres rastin e parë me koronavirus në Shqipëri


               Publikuar në : 19:11 - 26/02/20 |
el ida

Në mes të panikut dhe frikës së qytetarëve, që vrapuan për të blerë maska dhe dizenfektues për koronavirusin, kryeinspektorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, epidemiologia, Areti Beruka u shpreh se ajo si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Sipas saj, qytetarët duhet të kuptojnë se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, teksa bëri thirrje që të mos ketë panik.

“Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjeke,”-u shpreh mjekja për Report Tv.

Rreziku potencial që shqiptarët të preken prej virusit është rritur ndjeshëm pasi Italia është vatra e tretë e koronavirusit në botë, ndërsa Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë konfirmuar ditën e sotme rastet e para. Për më tepër, të prekurit në vendet fqinje, por dhe në Austri, Kroaci, e Brazil janë persona që janë kthyer nga udhëtime në Italinë veriore dhe qendrore.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situata?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin, edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja: Pse?

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit, profesionistët, që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2%. Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Gazetarja: Ti faleminderit që ishe me mua në studio. Do të jemi sërish sëbashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio./Opinion.al

Pas