Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjaft, për hatër t’njeriut e t’Zotit!

2018/05/19 at 9:40 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Mjaft, për hatër t’njeriut e t’Zotit!

Gjergj Meta


Ndërkohë që nëpër ekrane tv, seli partish, korridore institucionesh, portale interneti, nga njerëz me dhe pa pushtet, të rreshtuar nga njëra anë apo tjetra, ose njerëz thjesht asgjëbërës dhe të zemëruar me gjithkënd, por të gjithë këta bashkë jo më shumë se një grusht individësh, ngrenë akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj të gjithëve, në sitet e kromit në Bulqizë një grua përsëri humb jetën duke u munduar t’u sigurojë bukën e gojës fëmijëve.

Kurrë nuk e kam menduar politikën si një gjë të pisët apo që e bëjnë vetëm njerëzit e pamoralshëm dhe oportunistë, por në Shqipëri, fatkeqësisht, ajo është kthyer në një armë të shkatërrimit në masë në mënyrë të veçantë e shkatërrimit të Shqipërisë. Zhurma dhe pluhnaja që ajo ngre çdo ditë me dhe pa të drejtë, po kthehet në një shmangie të qëllimtë të përditshmërisë së jetës së njerëzve të thjeshtë. E ngritur në një ring lart dhe e shkëputur nga jeta reale e njerëzve, politika është kthyer në një panem et circenses (një copë bukë dhe lojëra) ku përreth konsumohet nga njerëz spektatorë të lodhur nga barrat e jetës. Këtij spektakli i bashkohen edhe ata që kërkojnë qiqra në hell, duke shëtitur rrugëve tiranase me biçikleta dhe flamuj shumëngjyrësh apo duke u mësuar shqiptarëve dallimin midis gjinisë dhe seksit biologjik.

Gruaja e Bulqizës humbi jetën, por humbi edhe vendin e saj në vëmendjen e opinionit publik dhe të atyre që janë të mandatuar të kujdesen për të, d.m.th. qeveria dhe opozita. U harrua për së gjalli e për së vdekuri. Ç’kob që konsumohet kështu ndër ne! Asaj ia vodhën vëmendjen e kështu ua vjedhin përditë vëmendjen politika, ambasadorë, analistë e opinionistë, shumë njerëzve të periferive të vendit tonë. Vdekja vjen, pasi ajo na përket natyrshëm ashtu sikurse na përket edhe ardhja në jetë, por ajo ka dinjitetin e saj, të cilin më shumë se çdo gjë ia përdhos indiferenca. Në këtë rast është më keq, pasi është indiferencë e institucionalizuar nga ana e atyre që qeverisin dhe cinike nga ana e atyre që duhet të ngrenë zërin.

E kjo të shkakton zemërim, por edhe pafuqi. Nuk them për të qenë politically correct, që nganjëherë mund të kthehet në një asnjanësi të pamoralshme, por me përgjegjësinë dhe bindjen se e dështuara më e madhe e realitetit shoqëror shqiptar është pikërisht politika, e qeverisë dhe e opozitës, që ka tërhequr zvarrë në vorbullën e saj edhe shoqërinë civile, duke e tkurrur atë e po ashtu edhe korin e fjalëbërësve mediatikë. Gruaja e Bulqizës, që sot nuk jeton më, akuzon më shumë se kushdo tjetër secilin prej nesh, edhe mua që po shkruaj këto rreshta e që kam përgjegjësitë e mia.

Por më shumë i drejtohet kakofonisë tiranase me gjithë instrumentistët e çakorduar të saj që nuk po dinë, madje nuk po duan të ndalen. Prandaj, mjaft për hatër të asaj gruaje e shumë të tjerave! Mjaft për hatër t’Zotit! Mjaft për hatër të Shqipërisë! A kemi Zot kund? A kemi njerëzi kund? A kemi atdhe kund? Ndaluni një herë! Dëgjoni për pak çaste. Po bëni si prindër të papërgjegjshëm, që rrihen e dhunohen e harrojnë fëmijët e strukur nën shtrat, të pangrënë e që qajnë pa zë nga frika se çfarë mund të ndodhë. Po na kujtoni xhunglën e mbijetesës dhe të pabesisë së instinktit.

Mosni kështu! Gruaja e Bulqizës sot ka një fjalë! Dëgjojeni! Ajo i drejtohet edhe Europës. Po po, ashtu e vdekur ajo sot i thotë asaj: mos më harro. Ti Europa e të drejtave të njeriut dhe e solidaritetit, e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Ti me gjithë burokratët e tu, kthejuni shpirtit e hidhini sytë mbi këtë periferi tënden. Ishim periferi e një perandorie që na zhbëri identitetin kulturor, ishim periferi e një kampi ideologjik për 50 vjet që zhbëri njeriun në thelbin e tij e tash përsëri periferi e fundit e jotja.

Edhe sa kohë kështu? Edhe sa? Mos na prano në emër të atyre që duhet të na çonin drejt teje e që dështuan njëri pas tjetrit, por në emrin e ne njerëzve të thjeshtë, që kemi 50 % të fëmijëve dhe familjeve tona tashmë te ti. Thjesht na bashkoni me ata që tashmë janë aty ndër ju. Na bashkoni aty ku u këput filli. Por bëjeni ju, sepse vetëm ju dhe ne mund ta bëjmë. Ju dhe ne njerëzit e thjeshtë që ëndërrojmë thjesht, pa shumë luks e pa shumë teprime. Gruaja e Bulqizës ka shumë shoqe! Së paku, për hatër të tyre ndaleni pak zhurmën e shkundni ndërgjegjet tuaja.

Etiketa: bulqizeGjergj Metaminiere


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video/Shqipëria si një film apokaliptik, kanali gjerman reportazh për plehrat

Video/Shqipëria si një film apokaliptik, kanali gjerman reportazh për plehrat

Tentuan të përdhunojnë 13-vjeçaren, si e organizoi skenën 24-vjeçari me 2 shokët e tij

Tentuan të përdhunojnë 13-vjeçaren, si e organizoi skenën 24-vjeçari me 2 shokët e tij

Rrëfehet dëshmitari X, tregon arsyet përse “denoncoi” vëllain e ministrit Xhafaj

Rrëfehet dëshmitari X, tregon arsyet përse “denoncoi” vëllain e ministrit Xhafaj
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com