Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet dëshmitari X, tregon arsyet përse “denoncoi” vëllain e ministrit Xhafaj

2018/05/19 at 10:37 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfehet dëshmitari X, tregon arsyet përse “denoncoi” vëllain e ministrit Xhafaj

 


Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “dëshmitari X”, në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike deklaron për “Panorama”, se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në video.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Albert Veliu rrëfen edhe arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt ndaj ish-shokut të tij, Agron Xhafaj. Sipas Veliut, rrëfimi i tij për veprimtarinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, janë detyrime që Agroni duhet t’i shlyente ndaj tij pas daljes nga burgu.

“Dëshmitari X”, në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në datën 14 maj, flet edhe për kërcënimet e marra pas publikimit të përgjimeve. Veliu, në rrëfimin e tij për “Panorama”, deklaron se ka bërë një jetë normale, por thekson se nuk ka borxhe ndaj askujt.

 

Për të gjitha detajet dhe faktet e përmendura në intervistën e publikuar nga PD këtë të enjte, Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori për 5 orë në pyetje Albert Veliun. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Veliu u shoqërua nga avokatët Ivi Kaso dhe Artan Murrizi, të cilët e kanë pritur rreth pesë orë që klienti i tyre të përfundojë seancën e marrjes në pyetje.

 

Sipas burimeve nga Prokuroria, Veliu ka dhënë dëshminë përpara prokurorit të çështjes, Përparim Kulluri. Të njëjtat burime sqarojnë se Veliu u ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, se regjistrimi është autentik dhe se zëri është i tij.

Për t’u siguruar për versionin e tij të dëshmisë, prokurori ka marrë edhe një regjistrim të zërit të dëshmitarit, që të bëhet krahasimi me audio-regjistrimin. Kujtojmë se dy ditë më parë, ai është marrë në pyetje edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Konkretisht, Veliu ka dhënë deklarime përpara prokurorit Genc Qana, që ka në dorë dosjen e kallëzimit të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD-së, të cilët bënë publike videon.

Nga ana tjetër, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është regjistruar procedim tjetër për audio-regjistrimin, që ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme pas akuzave të PD-së dhe është kaluar te Krimet e Rënda, duke qenë se organi qendror nuk ka më drejtori hetimi.

 

Gjithashtu, burime jozyrtare thonë se audio-regjistrimi është dërguar jashtë vendit për të zbuluar nëse është autentik, ka pasur ndërhyrje dhe nëse zërat janë të aktorëve që pretendohen.

 

Përpara se të nisej drejt Italisë, Agron Xhafaj ka dhënë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda versionin e tij të ngjarjes dhe ka lënë si provë regjistrime të zërit të tij për krahasim. Çështja te Krimet e Rënda është marrë nga prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmanaj. / Panorama

Etiketa: agron xhafajalbert veliudeshmitari x


Ju sugjerojmë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Para
‘Konkurrencë’ e fortë kostumesh mes ambasadorit Lu dhe kryeministrit Rama në ‘Opinion’

Donald Lu largohet nga Shqipëria në verë, zyrtari amerikan e konfirmon

Diplomatja shqiptare merr kërcënime nga serbët, i publikon në Facebook

Diplomatja shqiptare merr kërcënime nga serbët, i publikon në Facebook

Video/ Live ceremonia martesore mbretërore, çifti do të kurorëzohet në mesditë

Video/ Live ceremonia martesore mbretërore, çifti do të kurorëzohet në mesditë
















TE FUNDIT

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}