Rajoni

Ministri turk pritet me përqafime nga Nikos Dendias në Athinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 30/05/21 |
Opi Nion

Me përqafime është pritur në Greqi ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili ndodhet në shtetin fqinj për një vizitë zyrtare në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë ditës së sotme, Cavusoglu takoi në Traki banorë të minoritetit turk. Ndërkohë që pas këtyre takimeve, ministri turk u nis drejt Athinës për të darkuar me homologun e tij grek Nikos Dendias. Ky i fundit e priti me përqafime jashtë restorantit në zonën e Akropolit.

Ndërsa ditën e nesërme, ministri i Jashtëm i Turqisë do të takohet që në mëngjes me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe më pas do të ketë takimin zyrtar me homologun Dendias në Ministrinë e Jashtme.

Sipas mediave greke, pas bisedimeve do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp rreth orës 13:15 sipas kohës lokale.

Pas