Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pozitiv me COVID-19: Jam karantinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 09/02/21 |
Semiljana Azizi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin është bërë i ditur nga vetë  Peleshi nëpërmjet  një postim në rrjetet sociale.  Ndër të tjera ministria ka treguar se gjatë gjithë këtyre muajve ka treguar shumë kujdes, megjithatë sërish ka rezultuar pozitiv.

Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19”.

Lidhur me gjendjen shëndetësore, Peleshi thotë “fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat”.

“Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak. #MbajMaskën“, shkruan Ministri i Mbrojtjes./Opinion.al

Pas