Bota

Ministri britanik i Mbrojtjes: Sulmi i Putin mbi Ukrainën do të bëhet më brutal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 02/03/22 |
Opi Nion

Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin do të bëhet më brutal, tha të mërkurën ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace.

“Kushdo që mendon logjikisht nuk do të bënte atë që Putin po bën, kështu që ne do të shohim … brutalitetin e tij të rritet”, tha Ëallace për radion LBC.

“Ai rrethon qytetet, ai i bombardon ato pamëshirshëm gjatë natës … dhe më pas ai do të përpiqet t’i thyejë ato dhe të zhvendoset në qytete”.

Kjo e mërkurë shënon ditën e 7-të të luftës, ndërkohë ushtria e Ukrainës thotë se parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti, Kharkiv

Një sulm raketor rus rreth orës 8:10 të mëngjesit të sotëm ka goditur një ndërtesë policie dhe një universitet në Kharkiv.

Shërbimi Shtetëror për Emergjencat ngarkoi një seri fotosh që tregonin zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke luftuar me zjarrin që shpërtheu nga maja e një ndërtese të madhe.

Si pasojë e këtij sulmi 21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur.

 

 

 

 

Pas