Bota

Ministrat e G7-s diskutim mbi rreziqet e monedhës digjitale të Facebook-ut


               Publikuar në : 10:09 - 17/07/19 |
el ida

Ministrat e Financave të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, kanë vendosur si prioritet të diskutimeve të tyre, çështjen e monedhës digjitale të Facebook-ut, të quajtur Libra.

Ministrat e vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë, do të takohen gjatë kësaj jave në Francë, ku pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e Facebook-ut për të vënë në qarkullim monedhën digjitale.

“Linja e kuqe për ne është se Libra nuk duhet të transformohet në një monedhë sovrane”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Në muajin qershor Facebook zbuloi planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra. Kompania tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhë nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp./Opinion.al

Pas