Kronikë

Mik me Emiljano Ramazanin, kush është 23-vjeçari që u vra në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:36 - 29/07/20 |
Al Do

Elbasani është tronditur sërish nga një vrasje mbrëmjen e sotme.

Viktimë ka mbetur një 23-vjeçar i cili është gjetur i plagosur me thikë në lagjen “Emin Matraxhiu”.

I riu është identifikuar si Regis Runaj.

Ai është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht  vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Runaj ishte mik me Emiljano Ramazanin i cili u vra në një atentat më 20 korrik. /Opinion.al

Pas