Kronikë

Emri/ Vritet një tjetër person në Elbasan, viktima e dytë brenda 12 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:44 - 30/07/20 |
Opi Nion

Pak orë pas vrasjes së 23-vjeçarit Regis Runaj, një tjetër person është vrarë në qendër të Elbasanit. Mësohet se viktima është identifikuar si Florian Lamçe, 40 vjeç dhe është vrarë në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal “Piazza”. Mësohet se në trupin e tij janë gjetur plagë të shkaktuara nga sende të forta.

LEXO EDHE: Mik me Emiljano Ramazanin, kush është 23-vjeçari që u vra në Elbasan

Sipas informacioneve, 40-vjeçari ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e “pengimit të zbardhjes së vërtetës”. Gjithashtu raportohet se vrasje me thikë dhe sende të forta e 40-vjeçarit ka dy pista, gjakmarrja ose tregtia e kokainës. Lamçe është hetuar edhe për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për akuzën e mësipërme.

Ndërkohë sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Florian Lamçe së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin. Për këtë arsye 40-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat shtetasit Adriano Hajdari, 42 vjeç,  Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç. Sanxhaktari është dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit./ Opinion.al

Pas