Kronikë

Tiranë/ Gjendet i pajetë një 37-vjeçar, çfarë dyshohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 30/07/20 |
Opi Nion

Mëngjesi i sotëm ka qenë tronditës për Shqipërinë, pasi në pak orë janë regjistruar tre vrasje. Ndërkohë, raportohet se është gjetur i pajetë në banesën e tij një 37-vjeçar në Farkë.

37-vjeçari është identifikuar si Eugen Lazri. Referuar të dhënave të deri tanishme, në trupin e Lazrit është gjetur plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.

Sipas policisë, dyshohet se 37-vjeçari mund të ketë kryer vetëvrasje. Ndërkohë, autoritetet ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet.

“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. / Opinion.al

Pas