Kryesore

Meta: Zgjedhjet e 13 tetorit, jo vetëm detyrim ligjor


               Publikuar në : 09:44 - 12/08/19 |
geliano fataj

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë të hënë, edhe pse me pushime, me mesazhe të forta politike nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postimi në rrjetin e tij social facebook, kreu i Shtetit i është rikthyer sërish qëndrimit të tij të bërë publik në qershor të vitit të shkuar, duke risjellë një deklaratë të bërë në 27 qershor 2018.

Meta shpreh vendosmërinë që zgjedhjet në vend të bëhen më 13 tetor, duke thënë se ato janë jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.

“Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse. Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019. Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton. Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme”, shkruan Meta./ Opinion.al

 

Pas