Kryesore

Basha: Valdrin Pjetri të merret i pandehur, Rama kërcënim për shqiptarët


               Publikuar në : 10:12 - 12/08/19 |
geliano fataj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vazhdon me akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke theksuar se Rama është ai që vendosi si kryetar bashkie Valdrin Pjetrin në Shkodër, të cilin e akuzon se është dënuar për trafik droge në Itali, Basha thotë se kryeministri është kërcënim për shqiptarët.

“Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur, sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. “- thotë në mesazhin e tij kreu i opozitës, i cili tregon edhe zgjidhjen e problemit të krimit në politikë.

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk”- shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha./ Opinion.al

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

Posted by Lulzim Basha on Sunday, 11 August 2019

 

Pas