Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta shpërthen ndaj Blendi Klosit: Kumarxhi, intrigant, i implikuar me drogë

2017/06/08 at 2:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta shpërthen ndaj Blendi Klosit: Kumarxhi, intrigant, i implikuar me drogë

Ilir Meta ka sulmuar ashpër dje Blendi Klosin nga qyteti i Beratit. Ai tha se për 4 vite PS-LSi kanë qeverisur mirë sëbashku edhe në nivel lokal, por punët i ka përkeqësuar koordinatori i PS në këtë zonë Blendi Klosi.


“Ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin, për të hapur luftë me LSI-në me inskenime nga më të shëmtuarat dhe me shpifje nga më të papranueshmet. Sepse Berati e di shumë mirë që këtu ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë gjithë këtyre viteve midis LSI-së dhe Partisë Socialiste. Por ka 2-3 muaj që në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi që gjithë ditën thur intriga, rri me kriminelë dhe përdor segmente të policisë në Berat të implikuara me drogën, për t’u bërë presion njerëzve që të mos rrinë me LSI-në, që të mos shkojnë me LSI-në”, tha dje Meta.
Presidenti i zgjedhur ka thënë dje se as Sali Berisha nuk ka mundur ta nënshtrojë Beratin, jo më Rama dhe Basha.

“Nuk ka pasur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta, të cilët nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre, e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin e Shqipërinë. Natyrisht, kur njeriu pi doping, kujton se është i fortë. Por unë jam i bindur kur t’u dalë dopingu, do t’i kërkojnë falje Petrit Vasilit për gjithçka që kanë thënë e kanë shpifur ndaj jush”, ka thënë Meta.

Më tej ai ka komentuar marrëdhënien Rama, Basha duke u shprehur: “Rritja e jashtëzakonshme e LSI-së i solli Shqipërisë dhe një dashuri të paparashikuar, atë midis Edit dhe Lulit, që në fund fare është një gjë e mirë. Dhe e keni dëgjuar tani, tjetër gjë thoshin para dy javësh, tjetër gjë thonë tani. Tani Edi thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Lulin e jo për të tjerët. Edhe Luli thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Edin! Atëherë populli ka një pyetje: kur ju të dy qenkeni bërë vëllezër dhe jeni njësoj, pse të çojmë votat dëm ne? Ne kemi një alternativë tjetër, që është LSI-ja, që është alternativa më me integritet, alternativa e lirisë, që është alternativa kryesore kundër oligarkisë më 25 qershor!. Ta marrin me qetësi e me dashuri, timoni iku. Tani le të marrin një tepsi si timon dhe të jenë të kënaqur sidoqoftë edhe me kaq. Shqipëria do të ecë në mënyrë të sigurt më 26 qershor, nuk ka kohë as për tragjedi e as për komedi”, tha Meta

Etiketa: akuzafushataklosimeta


Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Foto që po çmend rrjetin, ja cilët janë përbërësit e “Nutella-s”

Foto që po çmend rrjetin, ja cilët janë përbërësit e “Nutella-s”

Çfarë e shkaktoi helmimin masiv të popullsisë në Peshkopi?

Çfarë e shkaktoi helmimin masiv të popullsisë në Peshkopi?

Fushata/ Tjetër i larguar nga administrata, kësaj radhe nga PS-ja

Fushata/ Tjetër i larguar nga administrata, kësaj radhe nga PS-ja
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}