Me sa duket fundjavën Presidenti Ilir Meta e ka shfrytëzuar për tu relaksuar buzë detit.
Në një foto të postuar në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shfaqet buzë bregdetit të Durrësit, i buzëqeshur. Një poezi dhe kjo pasdite me pulëbardha buzë Adriatikut, thotë ai.
Krahas fotos Meta shkruan: “Çdo orë në natyrë ka poezinë e saj. Një poezi dhe kjo pasdite me pulëbardha buzë Adriatikut. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje relaksuese”./Opinion.al