Aktualitet

Meta: Së shpejti prova dhe fakte, është ngritur një rrjet i Gestapos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:40 - 17/04/21 |
Opi Nion

Presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur në një dalje për mediat se shumë shpejt ai do të sjellë prova dhe fakte, mbi mënyrën se si, sipas tij qytetarët po shantazhohen lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit. “Do t’ju faktoj me prova shumë shpejt se si është ngritur një rrjet mafioz i Gestapos. Presidenti do vijë me fakte”, tha Presidenti Meta.

Ai pohoi ndër të tjera se të ashtuquajturit patronazhistë, të cilët i cilësoi fuksa, verifikojnë postimet online të qytetarëve shqiptarë.

“Patronazhisti, pasi verifikon simpatinë politike, verifikohet në rrjetet sociale se kë poston. Poston një kundërshtar të qeverisë? Atëherë hetohet kundërshtari. Ka probleme me patentën, me qeverinë, një problem tjetër? Dhe se ky problem i zgjidhet vetëm duke u përcaktuar në një drejtim tjetër politik”, u shpreh Meta./Opinion.al

 

 

Pas