Bota

Zëdhënësja: Navalny po vdes, është çështje ditësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:17 - 17/04/21 |
Opi Nion

“Njerëzit zakonisht e shmangin fjalën vdekje. Por tani Alexey po vdes. Në gjendjen e tij, është çështje ditësh”. Kështu shkroi në tuiter, zëdhënësja e opozitarit rus Kira Yarmish, ndërsa mjekët ndodhen pranë tij dhe i tremben një arresti kardiak në çdo moment.

Kundërshtari kryesor i Kremlinit ndaloi ushqimin më 31 mars, për të protestuar ndaj kushteve të tij të këqija të paraburgimit, duke akuzuar administratën e burgut se i mohoi atij shërbimin mjekësor dhe ilaçet, duke qene se vuante nga një hernie diskale e dyfshtë. Mjekja e tij personale, Anastassia Vassilieva dhe tre mjekë të tjerë, duke përfshirë një kardiolog, kërkuan ndërhyrje të menjëhershme tek Navalny, duke dërguar një letër në shërbimet e burgjeve ruse të postuara sot në llogarinë e Vassilieva në Twitter.

Sipas mendimit të mjekëve, niveli i kaliumit në gjakun e Navalnyt ka arritur një nivel “kritik”, “që do të thotë se mund të shfaqen funksione të dëmtuara të veshkave dhe probleme të rënda të ritmit të zemrës, të cilat mund të shfaqen nga një minutë në tjetrën./Opinion.al

Pas