Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta refuzoi shkarkimin e rektorit Koni, reagon ministrja e Arsimit

2019/05/07 at 4:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Meta refuzoi shkarkimin e rektorit Koni, reagon ministrja e Arsimit

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta rrëzoi kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.


Ndërkohë, ka ardhur dhe reagimi i ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila shprehet e zhgënjyer nga vendimi i Metës.

Ministrja shkruan në reagimin e saj se ky vendim është në dëm të interesit publik, pasi po mbështetet një person i cili ka shkelur ligjin.

Sipas saj, pas pezullimit të Konit, janë zgjidhur disa çështje të rëndësishme për funksionimin e universitetit, të cilat refuzoheshin nga rektori.

Shahini shprehet se kërkesa është bërë në bazë të ligjit dhe nuk ka cënuar autonominë e univeristetit, siç pretendon presidenti.

LEXO EDHE: Meta rrëzon kërkesën e ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Mynyr Konit

Reagimi

Jam e zhgënjyer me vendimin e Presidentit të Republikës për të refuzuar shkarkimin e rektorit Koni! Për mua është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit!

Në rastin konkret, vendimi i Presidentit i bën dëm 26,000 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilët për herë të parë pas disa vitesh në një ngërç absurd që e ka kthyer universitetin në shembullin e mosfunksionimit ligjor e demokratik, përjetuan një moment normaliteti ligjor dhe demokratik.

Konkretisht, brenda vetëm dy javëve nga pezullimi i rektorit, u zgjidhën disa nga çeshtjet që ai refuzonte t’i adresonte dhe ishin kthyer në pengesa serioze për funksionimin e fakulteteve të këtij universiteti:

– U normalizua marrëdhënia mes rektoratit, dekanëve dhe administratës së universitetit;

– U sigurua qasja në arkivë dhe protokoll për administratorin dhe bordin e universitetit, gjë që rektori e kishte pamundësuar për shumë kohë;

– U hoq sekuestro nga prokuroria mbi sistemin e teknologjisë informative të universitetit dhe u sigurua përfshirja e adresave digjitale të pedagogëve dhe studentëve për qasje në Bibliotekën e sapoçelur Digjitale, për të cilën Universiteti i Tiranës kishte mbetur i vetmi jashtë kësaj qasjeje dhe studentët e pedagogët e këtij universiteti, që protestuan edhe për të pasur një Bibliotekë Digjitale, ishin të perjashtuar prej saj për shkak të bllokadës groteske të Z. Koni;

– U vendos data për zgjedhjen e një anëtari të bordit të administrimit nga studentët;

– U themeluan komisionet institucionale të universitetit, të domosdoshme për hartimin e rregullores së brendshme të universitetit, e cila i hap rrugë mirë-funksionimit normal dhe demokratik të universitetit;

– U krijuan po ashtu komisionet për titujt akademikë dhe komisioni i kurrikulave.

Këto u arritën jo sepse rektori i komanduar ishte një magjistar në menaxhim, por vetëm sepse ai i pezulluari nuk e kishte vullnetin për zbatimin e ligjit dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së punës në Universitetin e Tiranës!

Presidenti i Republikës, në dekretin e tij shpjegon se vendimi im për pezullimin e rektorit cënon autonominë universitare. Po të ishte kështu, nuk do të më lejohej me Ligjin e Arsimit të Lartë të pezulloj rektorin në raste të shkeljeve të rënda ligjore, të cilat janë dokumentuar jo me një, por me dy raporte të grupeve të inspektimit në terren.

Autonomia universitare, patjetër do të thotë që vendimet për universitetin merren në mënyrë të pavarur dhe nuk influencohen nga institucionet e tjera! Por, autonomia kurrsesi nuk do të thotë që organet apo drejtuesit e universitetit kanë të drejtën të shkelin ligjin dhe të bllokojnë funksionimin e universitetit! Dhe pikërisht për këtë arsye – për të parandaluar shkeljet e ligjit nga autoriteti më i lartë në universitet, që është rektori – është vendosur në ligj e drejta e pezullimit të rektorit nga ministri dhe e shkarkimit të tij nga Presidenti i Republikës me kërkesë të ministrit.

Presidenti në dekretin e tij nënvizon se paska pasur vonesë nga ana e ministrisë për të komunikuar qëndrimin tonë mbi gjetjet e raportit të inspektimit. Kjo është e vërtetë dhe e kam sqaruar pse: Protesta e studentëve, e cila filloi në dhjetor 2018 na bëri të gjithëve të reflektojmë dhe të marrim masa të reja. Qeveria vendosi përmes “Paktit për Universitetin” të mbështesë me buxhet bursat e studentëve dhe përjashtimin/përgjysmimin nga tarifat sipas kategorive; të shkarkojë anëtarët e bordeve dhe t’i zëvendësojë me të zgjedhurit nga studentët; të krijojë Bibliotekën Digjitale dhe të financojë plane për investime në kampuset universitare e me radhë.

Në vend se të çoja dokumentin e inspektimit tek Presidenti për të shkarkuar Konin, unë shpresova shumë dhe u përpoqa me sa munda që edhe rektori Koni, të përfshihej si të gjithë në sfidën e madhe të jetësimit të “Paktit”; të merrte masa për zbatimin e ligjit në Universitetin e Tiranës, duke zbatuar rekomandimet e lëna nga grupet e inspektimit dhe përmirësimin e klimës së bashkëpunimit në institucion. Por fatkeqësisht, jo vetëm që rektori mbeti në të njëjtën kënetë që ka krijuar në rektorat, por ndërkohë që të tjerët u përfshinë dhe bashkërisht bëmë progres, Universiteti i Tiranës u penalizua nga mungesa e plotë e vizionit dhe vullnetit të Konit.

Presidenti nënvizon se nuk qenkam konsultuar me të përpara së të marr vendimin për pezullimin e rektorit. Unë kam bërë disa përpjekje për takim me Presidentin, por ato kanë rezultuar të pasuksesshme. Megjithatë, duke marrë parasysh që paraardhësja ime kishte biseduar me Presidentin gjerësisht dhe jo vetëm e kishte informuar atë, madje edhe kishte dëgjuar këshillën e tij për t’i dhënë kohë Konit të reflektojë, unë vendosa të veproj. Sepse unë nuk e kam nisur punën nga zero dhe vazhdimësinë institucionale në çdo aspekt e kam konsideruar gjithnjë avantazh dhe domosdoshmëri. Prandaj Presidenti, çështjen e pezullimit të rektorit s’ka pse e sheh si çështje që duhet folur medoemos me çdo individ, por si çështje të diskutuar mes institucionit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe atij të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti thekson gjithashtu se vonesat në nxjerrjen e akteve nënligjore kanë penguar funksionimin e Universitetit të Tiranës. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe fatkeqësisht tingëllon keq në gojën e Presidentit, sepse është një varg kënga e vjetër e korit të një minorance të zhurmshme që ka qenë dhe mbetet kundër Reformës së Arsimit të Lartë.

Aktet nënligjore që plotësojnë Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015, nuk kanë penguar në asnjë moment funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë, pasi në ligj nominohet qartë se të gjitha aktet nënligjore të dala para hyrjes në fuqi të ligjit që nuk bien ndesh me të, do të zbatohen deri në miratimin e akteve të reja. Prova për këtë është se të gjitha IAL-të e tjera publike dhe jo-publike nuk kanë shfaqur asnjë nga problematikat e UT-së edhe pse kanë punuar më të njëjtin kuadër ligjor!

Sidoqoftë, Presidenti me vendimin e tij, me apo pa vetëdije, i keq-orientuar apo i keq-këshilluar, aprovoi shkeljet ligjore të rektorit Koni dhe i dha një porosi të gabuar qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe studentëve e pedagogëve të UT-së në veçanti. Porosia se ai nuk do të luajë asnjë rol pozitiv në zgjidhjen e ngërçit absurd në Universitetin e Tiranës, por përkundrazi do të qëndrojë në anën e krijuesit të ngërçit, është një lajm i keq për të gjithë. Përveçse për rektorin e kthyer në detyrë edhe pse shkeli ligjin dhe bllokoi universitetin! Sa keq!/ Opinion.al E.Xh



Ju sugjerojmë

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
Bota

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2026 9:54 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
Sport

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

25 Qershor, 2026 9:25 am
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

25 Qershor, 2026 9:18 am
Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima
Bota

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

25 Qershor, 2026 9:16 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Para
Rektori, përplasje në distancë Presidencë-Ministri

Rektori, përplasje në distancë Presidencë-Ministri

Siguria ushqimore, Rama: Për frutat dhe perimet, zhurmë e padrejtë

Siguria ushqimore, Rama: Për frutat dhe perimet, zhurmë e padrejtë

Ndotja nga motorët, Porsche gjobitet me 535 milionë euro në Gjermani

Ndotja nga motorët, Porsche gjobitet me 535 milionë euro në Gjermani
















TE FUNDIT

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
25 Qershor, 2026

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të  Amerikës dhe Iranit pritet të vazhdojnë javën e ardhshme, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit,...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një qytetari ku ndër të tjera ky i fundit i kërkon as të...

Lexo më shumë

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
25 Qershor, 2026

Ylli brazilian, Neymar, bëri një rikthim emocionues me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë...

Lexo më shumë

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
25 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}