Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta për detin Jon: Nuk lejoj cënim të interesave kombëtar e shtetëror

2020/12/28 at 10:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta për detin Jon: Nuk lejoj cënim të interesave kombëtar e shtetëror

Presidenti Ilir Meta është shprehur mbrëmjen e sotme se nuk do të lejojë të shkelen interesat kombëtare të vendit në lidhje me çështjen e detit Jon.


Pas vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje, kreu i shtetit shprehet në “Vizion Plus” se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton qartë rolin e secilit prej aktorëve politik

Gjithashtu thekson që nuk mund të shkelë Kushtetutën dhe autoritetin e deleguar nga populli.

Intervista: 

– Janë ditët e fundit të vitit 2020 edhe është kohë kur bëhen bilance. Si ishte Shqipëria në 2020, në këndvështrimin e Presidentit të Republikës?

Presidenti Meta: Jam i bindur, që në 2021, do të jetë shumë më mirë.

Pyetje: Pse mendoni kështu?

Presidenti Meta: Sepse ky vit ka qenë i vështirë dhe me shumë sfida, nga pasojat e tërmetit, që ra më shumë se në një viti më parë, tek pasojat e pandemisë.

Nuk mund të themi që ka qenë një vit arritjesh, apo shumë pozitiv.

Ndaj, jam i sigurt që të gjithë mezi po e presim Vitin e Ri, me një shpresë për një vit më të mirë, për t’i kaluar këto vështirësi.

Natyrisht duke punuar dhe duke bashkëpunuar të gjithë edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Pyetje: Le të ndalemi konkretisht në ato çështje që kanë dominuar vitin 2020. Para pak ditësh Greqia, ka miratuar dekretin Presidencial, për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje. Mendoni se  kjo çështje, do të ndikojë  në bisedimet që ka  Shqipëria me Greqinë?

Presidenti Meta: Kjo është një çështje mjaft komplekse. Vullneti im, ka qenë dhe mbetet i palëkundur në përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme, që respekton Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Drejtën Ndërkombëtare.

Për këtë çështje, kam bërë gjithmonë përpjekjet e mia më të mira, për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në radhë të parë me Qeverinë.

Lidhur me aktin më të fundit, mund të them që po bëjmë punën tonë për t’u njohur me të dhe efektet që mund të ketë për të drejtat tona, për të cilat i garantoj të gjithë, që do bëj çdo përpjekje për t’i mbrojtur në mënyrën më të qartë, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë transparente dhe konstruktive.

Pyetje: Në lidhje me këtë çështje Kryeministri Rama, ka thënë se kjo është një e drejtë e Greqisë, ndërsa opozita ka kërkuar që Qeveria shqiptare të paraqesë rezerva në lidhje me këtë çështje. Mendoni se Qeveria shqiptare duhet të paraqes rezerva për këtë zgjerim?

Presidenti Meta: Kjo çështje është hapur edhe më parë në një mënyrë, jo shumë të qartë dhe jo transparente.

Për çdo përfaqësues të institucioneve shqiptare është e rëndësishme, që në sjelljen dhe qëndrimet publike të mbrojë gjithmonë interesat e vendit.

Në këtë drejtim ka nevojë për shumë më tepër përgjegjshmëri dhe përmbajtje nga çdo aktor.

Jo vetëm Kushtetuta, por edhe vendimi i  Gjykatës Kushtetuese, i ka bërë të qarta atributet e kompetencat për një çështje të tillë apo të ngjashme si kjo, të çdo aktori vendas në Republikën e Shqipërisë dhe askush nuk duhet të shkelë apo të tejkaloj përgjegjësit e tij.

Pyetje: Duhet të ketë rezerva Qeveria shqiptare në lidhje me këtë çështje?

Presidenti Meta: Prej disa muajsh, kemi kërkuar vlerësim më të plotë zyrtarisht, për efektet apo pasojat, që mund të ketë një akt i tillë, si ky që sapo u bë publik pak ditë më parë.

Të bëhet një vlerësim i qartë i të gjithë hapave, që do të ndërmerreshin nga institucionet e Republikës së Shqipërisë, për të mbrojtur interesin më të mirë të vendit tonë.

Pyetje: Të dyja shtetet ka rënë dakord për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare. A është kjo një zgjidhje e drejtë në këndvështrimin e Presidentit të Republikës, për të  shmangur një situata të tensionuar, siç është ajo midis Turqisë edhe Greqisë?

Presidenti Meta: Presidenti i Republikës nuk ka asnjë njoftim zyrtar, lidhur me ndërprerjen e negociatave midis dy vendeve për këtë çështje.

Së dyti, e theksova dhe më parë, asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi, që dalin jashtë përgjegjësive, që ka përcaktuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Pyetje: Është një çështje që në këndvështrimin Tuaj mund të merrte një drejtim ose një zgjidhje pas 25 prillit?

Presidenti Meta: Është një çështje që do të kërkojë një angazhim dhe bashkëpunim të  të gjithë aktorëve vendas, për të shkuar drejt një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pakontestueshme, që i shërben dhe marrëdhënieve midis dy vende tona.

Çdo veprim individual dhe i nxituar nuk ndihmon në zgjidhjen e kësaj çështje.

Pyetje: Cila do të ishte rruga më e mirë, që Shqipëria të dilte e fituar nga ky diskutim dhe  nga kjo çështje. Edhe nëse do i duhej të shkonte në  Gjykatën Ndërkombëtare?

Presidenti Meta: Kjo është një çështje që rezervohem të shprehem më shumë publikisht.

Si President, i kam bërë të gjitha veprimet në mënyrë më të qartë, më të dokumentuar dhe më zyrtare, për të kontribuar për zgjidhjen e saj parimore,  të drejtë dhe afatgjatë.

Etiketa: deti jonilir Meta


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
EMRI/ COVID-19 i merr jetën mësuesit nga Kukësi

EMRI/ COVID-19 i merr jetën mësuesit nga Kukësi

Një vit pas COVID/ OBSH paralajmëron: Duhet të bëhemi gati për të ardhmen

Një vit pas COVID/ OBSH paralajmëron: Duhet të bëhemi gati për të ardhmen

Pogaçi: Në Shqipëri 20% TVSH për ushqimet, më e larta në rajon

Pogaçi: Në Shqipëri 20% TVSH për ushqimet, më e larta në rajon
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}