Bota

Një vit pas COVID/ OBSH paralajmëron: Duhet të bëhemi gati për të ardhmen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot, se njerëzimi mund të përballet me një pandemi edhe më të fuqishme në të ardhmen, duke nxjerrë në pah problemet në sistemet shëndetësore.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së Emergjencat Shëndetësore, është shprehur se bota tani është në një pozitë më të mirë sa i përket shkencës, vaksinës dhe fusha të tjera të cila mund t’i paraprijnë virusit COVID-19, por paralajmëroi në konferencën e fundit për shtyp të OBSH-së për vitin 2020 se: “ne duhet të bëhemi gati për diçka që mund të jetë edhe më e ashpër në të ardhmen”.

Ai tha se pandemia e koronavirusit ka qenë e rëndë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, madje: “Kjo nuk është domosdoshmërish pandemia më e madhe. Ky virus është shumë i transmetueshëm dhe vret njerëz dhe privon kaq shumë njerëz nga të dashurit e tyre. Por fataliteti i tij aktual është mjaft i ulët në krahasim me sëmundjet e tjera që shfaqen. Kjo është një thirrje për t’u zgjuar dhe respektuar masat”.

Ryan foli ndërsa vendet filluan të mbyllnin kufijtë e tyre, pasi në Mbretërinë e Bashkuar u identifikuan një mutacion i ri i COVID-19, më ngjitës por me vdekshmëri më të ulët.

Dr. Bruce Aylëard, një këshilltar i vjetër i OBSH-së, është shprehur ndër të tjera se “ky virus po na tregon se ne nuk jemi të përgatitur. Tani jemi në valët e dyta dhe të treta të këtij virusi dhe ende nuk jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur për gripin më mirë sesa kemi qenë në të kaluarën. Tani jemi më të përgatitur për koronavirusët. Por a jemi më të përgatitur për pandeminë tjetër? Do të ishte marrëzi të thuash se jemi plotësisht të përgatitur.”/Opinion.al

Pas