Aktualitet

EMRI/ COVID-19 i merr jetën mësuesit nga Kukësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:59 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme një mësuesi në Kukës.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Safet Gjici, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare.

Safet Gjici shkruan ndër të tjera se Nehat Sokoli ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa i shpreh ngushëllimet të afërmve, familjarëve dhe të njohurve.

“Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli.

Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksian.

U prehsh në paqe!”.- shkruan Gjici./Opinion.al

Pas