Politikë

Meta: Nuk do ketë kurrë marrëveshje politike mes meje dhe Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:02 - 11/02/21 |
Opi Nion

Prej disa kohësh marrëdhëniet mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama janë të tensionuara.

Lidhur me këtë çështje ka folur presidenti në një intervistë në “Syri Tv”. Ai është shprehur i prerë se nuk do të ketë kurrë një marrëveshje politike mes tij dhe Ramës.

Meta thotë se ka marrë këtë vendim pasi Rama ka vënë në diskutim  integritetin territorial të Shqipërisë dhe kufijtë e Kosovës.

‘’Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën.  Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën! Marreveshje politike në ketë tokë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk do ketë më kurrë. Arsyet janë dy, ka vënë në diskutim integritetin territorial të Shqipërisë dhe ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës.’’-tha Meta./ Opinion.al

Pas