-U tha në Opinion

Porti i Durrësit, investitori tregon se kur do të përfundojnë punimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 11/02/21 |
Opi Nion

Kompania e njohur Emaar do të investojë 2 miliardë Euro në portin e Durrësit. Drejtuesi i kësaj kompanie Mohamed Alabbar ka dhënë detaje për projektin gjatë një interviste për emisionin “Opinion”.

Alabbar thotë se punimet për portin do të fillojnë shumë shpejtë, ndërsa përgjithësisht projektet e tyre deri në përfundim marrin një kohë nga 5 deri në 7 vite.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Kur do të fillojë projekti juaj?

Mohamed Alabbar: Qeveria është tepër eficente dhe këtë gjë shpresojmë edhe për veten. Po them se në muajt e ardhshëm, jo shumë larg.

Blendi Fevziu: Qeveria duhet të jetë eficente…

Mohamed Alabbar: Unë parashikoj në muajt e ardhshëm dhe jo më gjatë.

Blendi Fevziu: Sa kohë do të zgjasë projekti, nga fillimi deri në fund të themi? Do të kryhet me faza?

Mohamed Alabbar: Po gjithçka varet nga tregu, disa projekte i mbarojmë për 5 ose 6 vite. Disa të tjerë mund të zgjasin 7 vite. Varet nga tregu.

Blendi Fevziu: Varet se si reagon tregu…

Muhamed Alabbar: Çdo gjë nis ngadalë derisa njerëzit fitojnë besimi, derisa i siguron që je serioz dhe pastaj merr vrull pune.

Blendi Fevziu: Në Shqipëri do t’ia nisni nga porti, marina apo me godinat?

Mohamed Alabbar: Do t’ia nisim nga plazhi me disa riparime. Po bëjmë studime, një marinë e vogël, ndërtesa dhe hotele dhe më pas vazhdojmë.

Blendi Fevziu: Kjo fazë e parë do të jetë gati për dy vite, tre?

Mohamed Alabbar: Shpresoj për 2 vite!

Blendi Fevziu: Po kjo zonë do të ketë gjithashtu një plazh të saj?

Mohamed Alabbar: Do të bëjmë të pamundurën ta pastrojmë…

Blendi Fevziu: Është projekt qyteti apo plazhi?

Mohamed Alabbar: Plazhi do të jetë projekti ynë. Do të pastrojmë rërën, tokën. Ka shumë punë.

Blendi Fevziu: Do të bëjnë njerëzit banjo dielli në këto plazhe, do të jenë të lejueshme për të qenë plazhe publike?

Mohamed Alabbar: Po, sigurisht! Kjo është më e pakta që mund të bëjmë./ Opinion.al

Pas