Kryesore

Meta: Në 2 mars të mbrojmë lirinë e medias dhe Kushtetutën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:25 - 27/02/20 |
Opi Nion

Vetëm pak ditë na ndajnë nga 2 marsi, ditë në të cilën Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard për të mbrojtur  Kushtetutën.

Mëngjesin e sotëm Meta ka reaguar përsëri në lidhje me këtë çështje, duke falënderuar publikisht dy moderatorët e emisionit “STOP”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të cilat deklaruan se do të bëheshin pjesë e këtij manifesti.

Presidenti shkruan në rrjetet sociale, se përveç mbrojtjes së Kushtetutës, do të mbrohet dhe liria e medias nga grushti i shtetit.

Reagimi i Metës

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit! 😃 Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte 😃, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica. Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit. 🇦🇱/ Opinion.al

Pas