Te Fundit

Meta kërkoi Komision Hetimor për Butrintin, Berisha: E mbështes plotësisht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 20/06/22 |
Opi Nion

Presidenti, Ilir Meta ktheu ditën e sotme për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.

Jo vetëm kaq, kreu i shtetit i bëri kërkesë Kuvendit që të ngrihet një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Lidhur me këtë çështje në konferencën e sotme për mediat kreu i PD, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët tha se e mbështet plotësisht kërkesën e Ilir Metës.

“Do ta mbështes plotësisht kërkesën e Ilir Metës, a e pe votimin ti? Dhe mund të thuash si votuam Alibasha me Bardhin? Çështja e Butrintit është shumë e madhe, është një nga çështjet më të mëdha të Evropës. Rama përpiqet të mbrohet me Fondin Shqiptaro-Evropian. Unë jam kundër këtyre. Nuk jam dakord me bordin që është ngritur për Parkun e Butrintit. Nuk ka shqiptar që të mund të pranojë një projekt të tillë. Fondi Shqiptaro-Amerikan ka bërë një gabim shumë të madh, nuk mund të pranonte shkatërrimin e Parkut Kombëtar se këtë po e bën qeveria shqiptare. I bëj thirrje bordit të fondit të mblidhet dhe ta shohë këtë problem që nuk ka të mbyllur” tha Berisha .

Pas