Kryesore

Po punon për rrëzimin e Kurtit? Rama-gazetarit: E rrëzon një protestë nga Albini



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 20/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti janë në një konferencë të përbashkët për shtyp, po i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Rama nuk i shpëtoj pyetjes së gazetarëve të Kosovës, për atë çka u raportua në media, se ai po punon për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Në një debat me gazetarin nga Kosova, Rama u shpreh se “qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit, përderisa Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon”.

Debati mes gazetarit dhe Ramës:

Gazetari: Po punoni për të shkarkuar Kurtin…

Rama: Nuk do e mbarosh pyetjen.

Gazetari: Është e drejta ime.

Rama: Nuk ta shkel të drejtën! Dëgjoni këtu, qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit, përderisa Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon. Kështu që nuk ka lidhje kjo./Opinion.al

Pas