Kryesore

Rama për çështjen Thaçi: Po përgatisim një rezolutë, bota duhet ta dëgjojë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 20/06/22 |
Opi Nion

Nga Prishtina, Kryeministri Rama deklaroi se Parlamenti shqiptar është duke përgatitur një rezolutë dhe se ai vetë do të shkojë në Strasburg lidhur me çështjen e ish-presidentit Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK.

Rama foli për influence ruse në raportin e Dik Martit që ishte shkaku i nisjes së hetimit, por që nuk është përfshirë në aktakuzë.

“Po përgatisim një rezolutë dhe do të shkoj në Strasburg për një fakt: Pabaueshmëria e raportit të Dik Martit dhe influenca ruse për këtë përrallë të një shtëpie të verdhë të trafikut të organeve.  Duke patur parasysh që akuza e trafikut të organeve është përsëritur edhe në kontekste të tjera nga ana e propagandës ruse. Duke patur parasysh që edhe në Këshillin e Sigurimit Rusia ka goditur me një fjalim të Ambasadorit të saj, duke patur parasysh që me akat-akuzën ndaj Thaçit, Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk ka asnjë edhe një fakt të lidhur me raportin e Dik Martit që ishte shkaku pse u mor gjithë rruga për të shkuar tek gjykata speciale.  Për këtë dikush duhet të hapë veshët në mos të përgjigjet. Bota këtë duhet ta dëgjojë. Ai tribunal është projektuar për t’u dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga Dik Marti”, tha Rama./Opinion.al

Pas