Aktualitet

Ballkani i Hapur/ Kurti: S’kam asgjë të re. Rama: As na ndan, as na bashkon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:18 - 20/06/22 |
Opi Nion

Në konferencën për mediat të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës është folur edhe për Ballkanin e Hapur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se për këtë çështje s’ka asgjë të re për të thënë. Ndërsa Rama theksoi se “Ballkani i Hapur nuk na bashkon por edhe nuk na ndan”.

 Kurti: Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje protokolle dhe memorandume 19 sot. Kjo është për t’u përshëndetur. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe vëllazërore. Vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues mes njeri tjetrit. Prandaj është kjo mbledhje për të forcuar dy shtetet tona në interes të qytetarëve. Për çështjen e ngritur ajo është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale, pra jo mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asnjë të re për t’u thënë.

Rama: Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por ama Ballkani i Hapur nuk na ndan, në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, nuk është sekret, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që të ecim përpara në marrëdhëniet bilaterale. Tarifat doganore, heqja e të gjitha tarifave doganore për kompanitë, është sot në Ballkanin e Hapur dhe duam ta bëjmë e me Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë pa asnjë diskutim, madje për sa i përket tarifave doganore Kosova ka kërkuar pak kohë për studim, dhe ne do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme dhe do ta hapim pa tarifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës.

Pas