Aktualitet

Meta: Ja arrita që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë pa incidente


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 27/04/21 |
Opi Nion

Teksa është drejt përfundimit procesi i numërimit të votave, Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar shqiptarëve me një mesazh.

Ai u shpreh se në këto momente është tepër e rëndësishme, që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe çdo votë të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit. Më tej ai theksoi se sfida e tij më e madhe ishte që sovrani të shprehë vullnetin e tij.

“Të dashur qytetarë të Republikës. Më 25 prill ju e shprehët me votë vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë moment është tepër e rëndësishme që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë nga Vermoshi në Konispol të numërohet. Deri në kohën e shpalljes së rezultatit përfundimtar partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë matruri dhe qetësi. Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit, ka qenë që Sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik. Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa incidente, skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës. Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit“, tha Meta./Opinion.al

Pas