Aktualitet

FOTO/ Përgatitjet për festën e fitores në sheshin “Skënderbe”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 27/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama njoftoi se ditën e sotme rreth orës 18:00 në sheshin “Skënderëbej” do të zhvillojë një organizim pas rezultateve të numërimit të votave, që e nxjerrin PS fituese me 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Rama ftoi patronazhistët, koordinatorët, drejtues e anëtarë të partisë të bashkohen. “Sot në 18:00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë, të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama.

Ndërkohë, pak pas mesditës duket se kanë përfunduar përgatitjet në sheshin Skënderbej. Sikurse shihet edhe në foto janë vendosur karriget me distancë nga njëra-tjetra, ndërsa Rama pritet të flasë pranë monumentit të Skënderbeut./Opinion.al

Pas