Aktualitet

Meta homazhe për Nishanin:Shkëlqeu në çdo detyrë, la pas trashëgimi pozitive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 01/06/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme homazhe në ndër të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se Nishani ishte një nga politikanët më seriozë, mbrojtës i interesit kombëtar.

“Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por pa asnjë diskutim, ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të këtyre dekadave. Ai në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij dhe me integritetit e tij, me principalitetin e tij dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në çdo detyrë. Në mënyrë të veçantë dhe atë të presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik dhe i demokracisë.

Në çdo detyrë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar, i demokracisë, vlerave më të rëndësishme. Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata të cilëve u shërbeu me përkushtim, besnikëri, edhe për të gjithë ata që patën një mundësi ta njihnin më pranë dhe të njihnin virtytet më të mira që ai mishëronte në personalitetin e tij human”, tha Meta.

 

 

Pas