Aktualitet

Meta dha “Ok”, nesër mblidhet Kuvendi, votohen ministrat e rinj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 15/09/21 |
Opi Nion

Pasi Presidenti Meta ditën e djeshme dekretoi kabinetin “Rama3”, Partia Socialiste duket se nuk ka ndërmend që të presë dhe ditën e nesërme do të mbahet seanca për miratimin e qeverisë së re.

Mësohet se në orën10:00 të paradites së nesërme Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhës.

Kujtojmë që ditën e martë, Presidenti Ilir Meta shpalli dekretin për emërimin e të gjithë Këshillit të Ministrave.

Para se të firmoste dekretimin e qeverisë së re, Meta ka marrë informacione nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK nëse ndonjë nga ministrat e propozuar kishte probleme me ligjin.

Pas votimit në Kuvend, qeveria e re pritet të paraqitet te Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht nga puna.

 

Pas