Aktualitet

Francë/Nga sot pezullohen punonjësit e pavaksinuar të kujdesit shëndetësor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 15/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme në Francë hyn në fuqi vaksinimi me detyrim kundër COVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë qeveria franceze po përballet me protesta të personave që kundërshtojnë vaksinimin me detyrim.

Me dhjetëra mijëra punonjës shëndetësorë dhe kujdestarë në azile duhet që brenda datës 15 të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër  Covid-19 ose të përballen me pezullim nga puna.

Duke filluar nga e Mërkura, personeli i spitalit, shoferët e ambulancës, punonjësit e shtëpive tët moshuarve, mjekët privatë, zjarrfikësit që përbëjnë rreth 2.7 milion njerëz në total duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë se kanë marrë një dozë vaksine kundër Covid-19.

Presidenti Emmanuel Macron lëshoi ​​ultimatumin dy muaj më parë, por dhjetëra mijëra persona mbeten të pa vaksinuar.

Një nga sindikatat më të mëdha të sektorit publik të Francës, CGT, ka paralajmëruar për një “katastrofë shëndetësore” nëse qeveria pezullon një numër të madh të punonjësve të shëndetësisë.

Ndërkohë ata janë ndaluar të hyjnë në restorante, kafene dhe muze./Opinion.al

 

Pas