Aktualitet

Mësuesit: Testimi jo transparent, DAR na mblodhi ID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:15 - 09/11/15 |
b.f

TIRANË- Kur ka mbetur vetëm një ditë nga testimi i 1800 mësuesve në Tiranë, disa prej tyre shprehen skeptik dhe dyshojnë se testi do t’ju rrezikojë vendin e punës. Një mësuese në një nga shkollat në qendër të Tiranës që nuk pranoi të identifikohej tha se “testi duhet të ishte transparent me bar-code dhe jo me karta identiteti”. Ajo saktësoi se të gjithë mësuesit kanë dorëzuar ID në Drejtonë Arsimore të Tiranës.

Nesër dhe pasnesër zhvillohet në Tiranë pas orës 13:00, ku të përjashtuar janë mësuesit që kanë 20 vite pune. Edhe kjo është klauzolë që mësuesve nuk u pëlqen, përsa kohë testi është për aftësitë teknologjike ku të rinjtë janë më të apasionuar se mësuesit e vjetër.

Mësuesit e shohin si formë presioni këtë testim të Ministrisë së Arsimit, e cila herë pas herë, thonë ata, nxjerr pretendime mbi aftësitë e mësuesve vetëm e vetëm të bëjë ndryshime në stafet pedagogjike. “Përsa kohë unë hyj në testim me një tablet të personalizuar me numrin e ID sime kam të drejtë të dyshoj”, thotë një mësuese.

*foto ilustruese

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas